Bekim Ermeni, kandidat i LDK-së për Gjakovë
Lidhja Demokratike e Kosovës është përcaktuar për Bekim Ermenin si kandidat të saj për kryetar të komunës së Gjakovës në zgjedhjet e 22 tetorit.
Lajmi është konfirmuar nga nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, që bëri publik emrat e kandidatëve të partisë së tij për shumicën e komunave të Kosovës.
Bekim Ermeni aktualisht udhëheq me Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Gjakovës.
Nga partitë e mëdha deri më tani pa një kandidat është vetëm PDK që pritet të prezantojë gjatë orëve të ardhshme./radiogjakova/