Bendi i njohur hollivudian “Tito and Tarantula”do të performoj në Gjakovë

Bendi i njohur hollivudian “Tito and Tarantula”, do të interpretojë në Kosovë, konkretisht në Gjakovë. Kompania “Modus” në mbështetje të Komunës së Gjakovës, organizon koncert në Gjakovë, duke sjellë kështu për herë të parë në vendin tonë grupin e njohur të zhanrit muzikor Chickano Hard Rock & Blues-Latin Rock, të cilët vijnë nga Kalifornia.
Koncerti planifikohet të mbahet më 16 korrik 2014, duke filluar nga ora 20:30, në Sallën e Sporteve “Shani Nushi”në Gjakovë. Koncerti, përveç grupit “Tito & Tarantula” do të këtë edhe grupe të njohura vendore të muzikës rok.Organizatorët thonë se ideja është që kjo ngjarje të promovojë vendin dhe vlerën.
Tringa Berisha, zyrtare për marrëdhënie me publikun e Kompanisë “Modus” ka thënë se Arsyeja pse është organizuar koncerti në Gjakovë dhe jo në ndonjë qendër tjetër të Kosovës është për shkak se organizatorët kanë gjetur përkrahje nga Komuna e Gjakovës, me idenë dhe me qëllimin që të bëhet promovimi i Gjakovës si qendër kulturore.
Ndryshe, Grupi “Tito and tarantula” për publikun kosovar njihet për pjesëmarrjen në filmin “Nga muzgu në Agim”, në të cilin rolet kryesore i kanë interpretuar aktorët e njohur Salma Hayek, George Cloney dhe Quentin Tarantino.










