.
Published On: Sun, Dec 3rd, 2017

Besfort Berberi pjesë e filmit “Hajnat e Kosovës”

Share This
Tags

Aktori gjakovar Besfort Berberi do ta mbyllë vitin 2017, që ka qenë ndoshta viti më i suksesshëm në karrierën e tij të deritashme, me filmin “Hajnat e Kosovës”.

Ky film është komedi me një stil të lirshëm dhe gati irracional, ku përmes ironisë, batutave dhe paradokseve trajton problematikat e Kosovës, ku dikush për të mirën e vendit është bërë milioner “sa për idare” e dikush tjetër “sa për idare” vjedh.

Berberi luan rolin e njërit prej 4 shokëve të cilët janë në këtë film e të cilët bëjnë gjithçka për të realizuar synimet që ata kanë në jetë, ndonjëherë duke bërë gjëra që s’i kishin menduar ndonjëherë se do t’i bëjnë.

Skenarist dhe producent i këtij filmi të metrazhit të mesëm është Agush Mulliqi, ndërsa regjia i është besuar Arlinda Morinës. Përpos Berberit, luajnë edhe Bashkim Alaj, Besfort Berberi, Besart Zeneli, Blin Sylejmani, Flutur Mustafa dhe Fatos Berisha.

Filmi “Hajnat e Kosovës” është prodhim i Produksionit “Furra”, ndërsa për skenografinë është përkujdesur Dhurim Ismaili. Premiera e këtij filmi pritet të jepet së shpejti në njërin prej kanaleve televizive, ndërsa më pas do të jetë edhe online përmes platofrmës “Gjirafa.com”./radiogjakova/