Beteja e Koshares, përkujtohen 6 dëshmorët e Gjakovës
Të premten bëhen 18 vite nga rënia heroike e 6 dëshmorëve të kombit nga komuna e Gjakovës, të rënë në prill të vitit 1999 në betejën e lavdishme të Kosharës.
Me këtë rast bashkëqytetarët tanë, me nderime të larta kujtojnë Korab Binxhiun, Bashkim Idrizin, Genc Bytyqin, Xhafer Thaçin, Kasim Ukën dhe Fisnik Salihun, të cilët në luftë të drejtpërdrejtë me armikun, dhanë më të shtrenjtën e tyre, në përpjekje për të thyer kufirin ndër-shqiptar i cili me dekada i ndau dhunshëm shqiptarët.
Si bëjnë të ditur nga Shoqata e Familjarëve të dëshmorëve në Gjakovë, për të përkujtuar këta luftëtarë të devotshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të rënë në Kosharen legjendare, të premten prej orës 11:00 në varrezat e dëshmorëve në kompleksin memorial në Koshare, do të bëhen homazhe dhe mbi varret e tyre do të vendosen kurora me lule.