Bizneset joformale të komunës së Gjakovës
Gjakovë- Sipas hulumtimeve të bëra nga Shoqata Civile, në komunën e Gjakovës ekzistojnë rreth 700 biznese joformale të cilat kryesisht aktivitetin e tyre e zhvillojnë në ambiente familjare, duke ju shmangur kështu obligimeve ndaj organeve përkatëse komunale.
Pos kësaj, këto biznese qëndrojnë larg qasjes nga tregu përkatës, gjë e cila ju pamundëson atyre thithjen e benefiteve nga të qenurit pjesë e ofertës për prodhime të veta. Në anën tjetër me hapjen e bizneseve të reja, përkatësisht kthimit të tyre nga joformale në formale, veç tjerash do të ndikonte në rritjen e numrit të të punësuarve në komunën tonë, pastaj në rritjen e buxhetit të komunës, do të ulej ekonomia joformale, e të tjera.
Nisur nga e gjithë kjo, si dhe benefitet e vetë biznesit duke krijuar lidhje me tregun e brendshëm dhe të jashtëm për të plasuar produktet e tyre, nevojitet një angazhim i të gjithë faktorëve relevant, duke u nisur nga shoqëria civile, komuna si dhe institucionet ekonomike, në mënyrë që biznesi jo formal të kthehet në formal sepse kjo është në dobi të tërë shoqërisë./radiogjakova/