.
Published On: Tue, Jul 15th, 2014

Bokshi: Të zvogëlohet baza për llogaritjen e tatimit në pronë

Share This
Tags
 Asambleja1
Asamblisti nga radhët e Partisë së Drejtësisë në Kuvendin e komunës së Gjakovës, Bahri Bokshi, ka propozuar zvogëlimin e bazës për llogaritjen e tatimit në prone, gjë e cila sipas tij do të ketë si rregulltat rritjen e inkasimit nga ky burim i të hyrave vetanake dhe në këtë drejtim edhe ngritjen e performances së Kuvendit Komunal.
Në kërkesën e tij drejtuar organeve vendimmarrëse, ndër të tjera thuhet se “meqenëse në territorin e komunës së Gjakovës, gjendja socio-ekonomike është shumë e rendë dhe me qëllim që të ju lehtësojmë sado pak qytetarëve këtë gjendje, kërkojmë që të bëhet një analize e mirëfilltë për çdo kategorie të tatimpaguesve.”
Sipas tij nuk mundë të jetë baza llogaritëse e një objekti afarist në qendër të Gjakovës më e lartë se në qendër të Prishtinës. Lidhur me këtë,  pas shqyrtimit të kësaj kërkese në Komitetin për Politikë e Financa, kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka formuar një komision i cili do të bëjë vlerësimin e tatimit në pronë në pajtim me standardet e përcaktuara nga Ministria për  Ekonomi dhe  Financa, ndërkohë që të gjeturat e këtij komisioni do të bëhen të ditura gjatë ditëve në vazhdim.