Bombë në degen e PDK-së
Gjakovë- Një mjet shpërthyes, i pa aktivizuar është gjetur mëngjesin e së premtes para hyrjes së selisë së PDK-së, dega në Gjakovë.
Mjeti shpërthyes është vërejtur nga kalimtarët e rastit rreth orës 9:00 të mëngjesit dhe pas lajmërimit, në vendin e ngjarjes kanë dal forcat e policisë që edhe e kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Sipas zyrtarëve policor, mjeti shpërthyes mendohet të jetë një granatë dore e tipit A4.
Në vendin e ngjarjes kanë dal edhe ekspertët e deminimit të cilët e kanë bërë largimin e këtij mjeti shpërthyes. Lidhur me këtë rast, zyrtarët e PDK-së kanë thënë se nuk janë në dijeni dhe nuk kanë asnjë ide se nga kush mund të jetë hedhur ky mjet shpërthyes.
Agon Dobruna, sekretar i degës së PDK-së në Gjakovë, ka thënë se PDK-ja nuk ka ndonjë problem me askënd, prandaj edhe nuk mund ta dijë se kush qëndron prapa këtij akti./radiogjakova/