Bora mund të ndikojë në uljen e numrit të të sëmurëve me grip
Bora që ka rënë megjithatë është e mirëseardhur në këto momente. Kështu të paktën thonë mjekët të cilët bëjnë të ditur se kjo borë do të ndikojë në zvogëlimin e të sëmurëve të prekur nga virusi i gripit. Sipas mjekëve ditëve të fundit në komunën e Gjakovës ka pasur rritje të madhe të prezencës së këtij virusi e rrjedhimisht edhe rritje të numrit të pacientëve me grip.
Për dalim nga vitet e kaluara, virusi i sivjet është më ndryshe dhe karakteristikë që e veçojnë janë se i njëjti zgjatë më shumë dhe ndodhë që të rikthehet shpejtë. Mjekët apelojnë për kujdes të shtuar gjatë dy – apo tri javëve të ardhshme sepse, sipas tyre, kjo është një periudhë delikate.
Mjekët preferojnë që gjatë këtyre ditëve qytetarët të pushojnë më shumë dhe të dalin më pak nga shtëpitë, sidomos herët në mëngjes dhe vonë në mbrëmje, për faktin se në këto kohë temperaturat e ajrit janë më të ftohta. E në rast të prekjes nga virusi i gripit, mjekët udhëzojnë që të mos përdoren antibiotikët, por kryesisht të konsumohen lëngje e çajra të ndryshëm./radiogjakova/