Bora, policia: Vetëm 3 aksidente, drejtueist të kenë kujdes!
Bora që në fundjavë përfshiu edhe territorin e komunës solli vështirësi të reja. Për shkak të borës dhe rrëshqitjeve të automjeteve nëpër rrugë kohë pas kohe pati vonesa gjatë qarkullimit të trafikut në disa rrugë me tatëpjeta.
Të hënën të gjitha rrugët e territorit të komunës së Gjakovës janë të hapura dhe qarkullimi i trafikut po zhvillohet pa pengesa.
Në rrethana të këtilla të motit gjendja e sigurisë në trafikun regjional vlerësohet stabile.
Albin Sahatqija, komandanti i Trafikut Rajonal në Gjakovë thotë se gjatë tri ditëve të fundit nëpër rrugët e Gjakovës, Rahovecit dhe Malishevës kanë ndodhur tri aksidente trafiku me dëme materiale.
Ai tërheq vërejtjen të gjithë drejtuesve të mjeteve që të kenë kujdes të shtuar dhe t’i përshtaten kushteve të rrugës./radiogjakova/