.
Published On: Tue, Feb 27th, 2018

Bora, rrugët të kalueshme, apelohet për kujdes

Share This
Tags

Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve vazhdojnë të jenë në terren për të pastruar dhe hedhur krip industrial në rrugët në qytet dhe zonat rurale.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Shkumbin Kastrati, ka njoftuar se edhe të martën situatë më e vështirë është paraqitur në rrugët në drejtim të Dushkajës dhe Goden ku ekipet po vijojnë pastrimin.

 Pavarësisht borës që ka vazhduar të bjerë edhe në orët e pasdites së të martës, në Komunën e Gjakovës thonë se të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Një kujdes i posaçëm po bëhet për rrugët në drejtim të qendrave mjekësore, pastaj objekteve shkollore e të tjera. Megjithatë nga qytetarët kërkohet një kujdes i shtuar.

Policia vijon të këshillojë drejtuesit e të bëjnë kujdes gjatë ngasjes së automjeteve, ndërsa të jenë të kenë pajisjet dimërore. Po ashtu, kërkohet që makinat të mos parkohen në vende ku pengon qarkullimin e mjeteve të tjera, ndërsa nëse është e mundur të shmanget edhe përdorimi i automjeteve./radiogjakova/