.
Published On: Tue, Jul 1st, 2014

Bordi i AKP-së: Në parim “Metaliku” dhe “Virgjinia” në shfrtëzim të KK-Gjakovës

Share This
Tags
Fabrika elektromotori ne Gjakove
Bordi i Agjensionit Kosovar të Privatizimit është pajtuar në parim që t’ia njeh komunës së Gjakovës të drejtën e shfrytëzimit të objekteve të dy ndërmarrjeve shoqërore, “Metalikut” dhe “Virgjinisë”. Këtë e ka konfirmuar për Radio Gjakovën, Ali Tafarshiku, shef i kabinetit të kryetares Mimoza Kusari – Lila. Sipas tij, pas kërkesave të shumta nga ana e komunës së Gjakovës,  në mbledhjen e fundit Bordi i AKP-së është pajtuar në parim që kjo të ndodhë, por në mungesë të të gjithë anëtarëve vendimi zyrtar është shtyrë për mbledhjen e ardhshme.
Sipas Tafarshikut mbledhja e radhës e këtij bordi, në të cilën edhe pritet të merret vendimi do të mbahet të martën. Ndryshe, pas këtij vendimi, komuna e Gjakovës, në bashkëpunim edhe me menaxhmentin e dy ndërmarrjeve, ka mundësi që t’i ofrojë në shfrytëzim afatgjatë të gjitha pronat e këtyre ndërmarrjeve, për investitorët potencial, të cilët sipas zyrtarëve komunal kanë filluar të shprehin interesim për investime në komunën e Gjakovës.