Brenda tre muajsh DGJK-ja zhvendoset në objekt të ri
Gjakovë- Drejtoria komunale për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Gjakovë së shpejti pritet të kaloi në një ambient të ri i cili do të krijoi kushte shumë më të mira për punë.
Si jemi njoftuar nga Aferdita Lama, drejtoreshë, bëhet fjalë për një projekt të Bankës Botërore përmes të cilit mendohet se në drejtorit komunale të Gjeodezisë, Kadastrës dhe Pronës në Kosovë, do të krijohen standarde bashkëkohore për punë efikase.
Sipas saj, kjo drejtori e cila aktualisht është e vendosur në ish-objektin e Bankosit do të kaloi në objektin e ish-Kuvendit Komunal, në afërsi të Urës së Islam begut. Lama, për Radio Gjakovën ka thënë se në objektin e ri do të punohet sipas performansave evropiane.
Ndryshe për renovimin e etazhit të parë të këtij objekti, do të investohen gjithsejtë rreth 200 mijë euro, prej të cilave 50 mijë janë participim i komunës së Gjakovës. Objekti pritet të përfundoi brenda tre muajve./radiogjakova/










