Brigada 137 Gjakova përkrah protestat
Veteranët e luftës të Bigadës 137 Gjakova të UÇK-së thonë se qytetarët dhe nënat kosovare me plotë të drejtë kërkojnë shkarkimin e Jabllanoviqit.
“Duke i konsideruar të drejta shqetësimet e tyre ndaj kësaj pakënaqësie dhe ndaj varfërisë së skajshme të popullit të Kosovës sidomos largimit masovik të rinisë, ne si Veteranë të Luftës së UÇK-së të Brigadës 137 Gjakova, kemi qenë dhe do të vazhdojmë të jemi përkrah të gjithë atyre që shprehin qoftë dhe me protestë këto pakënaqësi.
“Andaj çdo komunikatë nga Veteranët e UÇK-së lidhur me distancimin nga protestat, nuk do të përfshijë Brigadën 137 Gjakova dhe ne do të vazhdojmë të jemi krah nënave kosovare”, thuhet në njoftimin e Brigadës 137 Gjakova.