.
Published On: Mon, Jan 8th, 2018

Çabrat, objekti i ngritur për planetariumin do të shndërrohet në muze

Share This
Tags

Objekti në kodrën e Çabratit i paraparë për të ngritur planetariumin pritet të shndërrohet në muze historik.

Iniciuesi i projektit të planetariumit, Prof. Dr. Jahja Kokaj, gjatë një tryezë të mbajtur në Gjakovë ka thënë se kanë arritur në mirëkuptim të plotë me Kishën Françeskane të Gjakovës që t’ju jepet atyre në shfrytëzim i gjithë objekti dhe të mirëmbajnë muzeun.

Sipas tij, muzeu do të quhet “Imzot Gjon Nikoll Kazazi” dhe do t’i kushtohet gjithë veprës së këtij atdhetari meqë është vërtetuar se aty është edhe varri i tij.

Kokaj deklaroi se dëshira e tij është që në këtë muze të përfshihen edhe fakte historike për dëshmorët dhe martirët e luftës së fundit të cilët janë varrosur po në kodrën e Çabratit.

Ai u shpreh se tashmë ky projekt i ri është mes Kishës Françeskane dhe Komunës së Gjakovës së cilës i takon toka ku është ndërtuar objekti.

Kokaj ka thënë se kishte refuzuar të merrej me thashetheme që sipas tij lindën pas ndërtimit të objektit e që ishin të natyrave të ndryshme e që zgjatën për 5 vite.

Mirëpo ai përsëriti se tashmë gjithçka është në rregull dhe është gjetur gjuha e përbashkët.

Sa i përket planetariumit, Kokaj u shpreh se i kanë dhënë shpresa se mund të ndërtohet në një lokacion tjetër./radiogjakova/