“Çabrati” ndryshon orarin e grumbullimit të mbeturinave
Me ardhjen e stinës së dimrit, Kompania Rajonale e Mbeturinave “Çabrati” njofton se do të ndryshojë orari i grumbullimit të mbeturinave për rrugën kryesore të qytetit.
Kështu nga 8 Janari grumbullimi i mbeturinave për bizneset duke filluar nga objekti i Zjarrfikësve e deri tek Stacioni i Policisë ku përfshihen rrugët “Gjergj Sokoli”, “Bardhyl Çaushi”, “Nënë Tereza” dhe “Skenderbeu” do të bëhet prej orës 20:00.
Shitësit dhe pronarët e bizneseve duhet t’i vendosin mbeturinat e tyre në qese të mbyllura dhe t’i lënë në vend të përshtatshëm para dyqaneve ne orën e caktuar.
Po ashtu, kompania “Çabrati” njoftoi se gjatë festës së Vitit të Ri, me datë 1 dhe 2 Janar do të punojë vetëm kujdestaria e cila gjatë ditës do të bëjë mbledhjen e mbeturinave në rrugët kryesore të lartëpërmendura.
Në këtë kompani lusin konsumatorët e amvisërisë tek të cilët bëhet mbledhja e mbeturinave gjatë së hënës dhe së martës që mos të nxjerrin mbeturinat jashtë oborreve apo hapësirave të tjera.
KRM “Çabrati” vijon me veprimtarinë e saj me orarin e zakonshëm nga e mërkura e 3 janarit./radiogjakova/