.
Published On: Sun, Jan 11th, 2015

Deliu: Qeveria të kërkojë përgjegjësi ndaj ministrave që nxisin urrejtje

Share This
Tags

blerta-deliuEdhe një tjetër deputete e pozitës, Blerta Deliu-Kodra, e quan fyese dhe ofenduese deklaratën e Aleksandar Jabllanoviqit ndaj nënave të të zhdukurve. Ajo thotë se të gjithë duhet të jenë në mbrojtje të nënave gjakovare.

“Në mbrojtje të nënave gjakovare!

Deklarata e Jabllanoviqit është njëra prej deklaratave më fyese dhe ofenduese që u është bërë ndojëherë nënave të të zhdukurve.

Para se t’i poshtëroj nënat tona, ministri duhet të kërkoj falje për krimet që Serbia ka kryer në Kosovë, te kërkoj përgjegjësi për kthimin e shumë trupa të pagjetur në Kosovë dhe të distancohet nga e kaluara kriminale e Serbisë.

Karshi deklaratave të tilla si kjo e fundit e cila preku rëndë qytetaret tane, Qeveria e Kosoves do të duhej të kerkoj përgjegjësi tek ministrat të cilët me deklarata të pamatura mund të nxisin urrejtje ndëretnike” (sic.), ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook./zeri/