Diplomojnë studentët e parë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë
Në fund te ketij muaji, Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” do të organizon ceremonine e diplomimit të studentëve të parë. Universiteti i Gjakovës ka filluar punën në vitin e parë akademik 2013/2014 dhe aktualisht në këte univerzitet veprojnë tri fakultete përkatësisht fakulteti i edukimit pastaj fakulteti filologjik si dhe fakulteti i mjekësisë, në të cilat fakultetet studimet i vijojnë rreth 2 mijë e 800 studentë, prej të cilëve rreth 600 është numri i studentëve të cilët këte vit e kanë filluar vitin e pare të studimeve. Ceremonia e diplomimit të studentëve të gjeneratës së pare, në të cilën janë ftuar të marrin pjesë edhe krerët më të lartë Institucional mbahët, të hënën, me 30 janar në Sallen koncertale të Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova” ne Gjakovë.










