.
Published On: Sat, Jun 14th, 2014

Dita e çlirimit të Gjakovës me varg manifestimesh

Share This
Tags

mimoza te deshmoret

Dita  e çlirimit të Gjakovës po shënohet me një varg manifestimesh . Aktivitetet e kësaj kremte kanë nisur me homazhet dhe vendosjen e kurorave me lule në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve të komunës sonë, ndërkohë që në Parkun Qendror të Qytetit është organizuar ceremonia e vendosjes së  gurit themeltar për ndërtimin e lapidarit “Shokët e Lirisë”, që i dedikohet dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Duke ju drejtuar të pranishmëve me këtë rast, kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ndër të tjera ka thënë se “ky gur-themel simbolizon një shenjë për komunën e Gjakovës, se jo kot Gjakova dhe Kosova është e lirë, për arsye se në nëntokën e komunës sonë, ende vazhdon rrjedha e atyre që u flijuan për këtë liri, duke na rikujtuar se gjaku i tyre nuk tretët dhe se të gjithë ne kemi obligim për gjakun e tyre”.

Në emër të ish luftëtarëve të UQK-së ka falënderuar Shpend Lleshi, ndërkohë që në fjalën e tij, ish komandanti i Zonës Operative të Rrafshit të Dukagjinit të  UQK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se pjesëmarrja e tij në këtë manifestim paraqet një nderë për te sepse një lapidar i tillë është përjetësim i kujtimit dhe flijimit të dëshmorëve të shumtë.

mimoza te gure themeiAktin solemne të venies së gur themelit e bënë se bashku, kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, krye-prokuroja Shjpresa Bakija si dhe ish luftëtarë tjerë të UQK-së.   Ndryshe, Manifestimet në ditën e çlirimit të Gjakovës, do të vazhdojnë në orën 18 kur në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” hapet ekspozita personale e piktorit akademik, Nevruz Musa.

Një orë më vonë, në Pallatin e Kulturës do të mbahet Koncerti Festiv, ku para artdashësve gjakovar do të prezantohet Orkestra Frymore e Forcave të Sigurisë së Kosovës me solistë përkatës. Pas kësaj atmosfera festive do të bartët në Çarshinë e Vjetër në Gjakovë, ku në skenë të hapur do të performon grupi i njohur “Gjeriko” si dhe DJ të njohur nga Kosova dhe Shqipëria. Manifestimet kulturore me rastin e ditës së çlirimit do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.