.
Published On: Mon, Jun 5th, 2017

Dita e mjedisit, aktivitete në Gjakovë

Share This
Tags

Në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, në Gjakovë u mbajt një aktivitet që ka pati si qëllim vetëdijësimin e komunitetit për menaxhimin më të mirë të mbeturinave.

Rubik Bejtullahu, përfaqësues i organizatave që organizuan këtë aktivitet, tha se u realizua edhe një pyetsor për të parë disponimin e qytetarëve të Gjakovës për të bërë diferencimin e mbeturinave.

“Qëllimi i pyetësorit ishte që të kuptojmë sa kanë njohuri qytetarët për riciklimin e mbeturinave dhe nëse ata vetë janë të gatshëm që të bëjnë ndarjen e tyre ku plastika, qelqi dhe të tjera materiale të riciklueshme duhen hedhur në një kazan të posaçëm dhe mbetjet e tjera në një tjetër”, tha Bejtullahu.

Ndërsa, sipas Arbnor Rudit, një tjetër iniciator i këtij aktiviteti, edhe edukimi mjedisor i brezit të ri është çelësi për një Gjakovë dhe Kosovë më të pastër./radiogjakova/