Dita e shtatë e kërkimeve, ende asnjë gjurmë nga i moshuari
E enjtja shënoi ditën e shtatë të kërkimeve për një të moshuar që u hodh nga ura mbi lumin Erenik në Bllokun e Ri.
Zëdhënësja e Policisë në Gjakovë, Lirije Podrimja, tha se përkundër përpjekjeve të vazhdueshme ende nuk ka asnjë rezultat ndërsa kërkimet po vazhdojnë nga njësitë përkatëse.
I moshuari që ka kërcyer është identifikuar si Mustafë Haxhia, 81-vjeç.
Pasi është hedhur, kamerat e kanë kapur 81-vjeçarin duke notuar, por jo edhe duke dalë nga uji, për këtë arsye kërkimet janë përqendruar vetëm në lum.
Për kërkimin e të moshuarit që nga e shtuna është angazhuar edhe FSK.
Remzie Zeqiraj, oficere për marrëdhënie me publikun në Ministrinë e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, tha se kërkimi po zhvillohet përgjatë 5 kilometrave të lumit Erenik. Ajo shtoi se FSK është e angazhuar me 12 pjesëtarë dhe dy automjete./radiogjakova/