.
Published On: Tue, Feb 13th, 2018

Dita ndërkombëtare e Radios

Share This
Tags

Të martën u shënua Dita ndërkombëtare e Radios, e cila ka për qëllim të kujtojë fuqinë unike të këtij mediumi në funksion të promovimit të qasjes në informacion dhe të lirisë së shprehjes.

Në Kosovë radioja e parë ishte Radio Prishtina e themeluar në Prizren në vitin 1945, e transferuar më vonë në Prishtinë. Më 13 shkurt të vitit 1946 për herë të parë doli në eter “Radio OKB-ja”.

Pikërisht për këtë, Unseco ka shpallur këtë festë për të promovuar radion si medium unik me të gjitha mundësit që ofron.

Qytetarët e Gjakovës vijojnë të kenë Radio Gjakovën si radion e tyre të preferuar e mediumin më të besuar prej vitit 1979 kur radio nisi punën.

Në këtë ditë të veçantë, drejtori i Radio Gjakovës, Skënder Gola, tha se përkundër vështirësive, radio vazhdon të informojë audiencën mbi rrjedhat aktuale në komunë e më gjerë.

Radioja është ende mediumi më dinamik, duke iu përshtatur ndryshimeve të shekullit 21 dhe duke ofruar mënyra të reja për të bashkëvepruar dhe informuar.