DKRS hap thirrjen për subvencionimin e OJQ-ve dhe klubeve sportive
Organizatat joqeveritare dhe klubet sportive të komunës së Gjakovës, prej të enjtes mund të aplikojnë për subvencione në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për këtë vit.
Drejtoresha për Kulturë, në Kuvendin e Komunës së Gjakovës, Saranda Hyseni tha se shuma që do të ndahet këtë vit nga komuna e Gjakovës për subvencionim është 100 mijë euro.
Në këtë shumë sipas saj, është përfshirë edhe Teatri i Qytetit “Hadi Shehu”, për të cilën ditë më parë Kuvendi Komunal i Gjakovës nga subvencionet i ka miratuar një shumë prej 26 mijë euro.
Drejtoresha Hyseni tha se është e vetëdijshme që kjo shumë e caktuar sipas planifikimit të buxhetit nga ish-qeverisja, nuk mund të mbulojë nevojat e të gjithë klubeve dhe organizatave, për aktivitetet e tyre gjatë këtij viti, por se do të mundohen që kjo shumë e caktuar më herët të ndahet në mënyrë të drejtë./radiogjakova/