.
Published On: Mon, Feb 26th, 2018

DKRS njofton OJQ-të me ndryshimet në rregulloren për subvencionim

Share This
Tags

Drejtoria  për Kulturë, Rini dhe Sport mbajti takim informues me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare dhe të klubeve sportive të Gjakovës, para të cilëve u prezantua rregullorja me ndryshime mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve.

Ndonëse njëzëri është pranuar se kjo rregullore parasheh më shumë procedura dhe vështirësi të tjera për subvencionim e OJQ-ve, zyrtarët komunalë megjithatë kanë shprehur bindjen se të gjitha OJQ-të dhe kubet sportive do të kenë mundësi të përfitojnë sadopak nga fondi komunal i subvencioneve.

Duke folur për këtë fond, që aktualisht është vetëm 55 mijë euro, drejtoresha Hyseni ka thënë se është e vetëdijshme me shumën e vogël të mjeteve në dispozicion krahasuar me nevojat e mëdha.

Ajo tha se mbesin me shpresën se në të ardhmen ky fond do të jetë edhe më i madh.