Do lirohen hapësirat publike
Gjakovë- Krahas shumë angazhimeve, qeveria lokale është duke menduar edhe për një ambient më të mirë e me hapësira publike të mjaftueshme.
Prandaj, pikërisht për këtë, kryetarja Kusari – Lila ka thënë për Radio Gjakovën se njëri ndër prioritetet e para në këtë drejtim mbetet lirimi i hapësirave publike.
Kryetarja Kusari – Lila ka thënë se shumë veprime të saj në të ardhmen mund të mos priten mirë nga qytetarët, por ka kërkuar nga ta mirëkuptim, me arsyetimin se çdo vendim që do të merret do të jetë në të mirë të komunës së Gjakovës dhe qytetarëve të saj në tërësi./radiogjakova/