.
Published On: Fri, Jan 16th, 2015

“Do protestojmë edhe para zyrës së Isa Mustafës”

Share This
Tags

caushi-kumnovaLëvizja Vetëvendosje dhe Shoqata “Thirrjet e Nënave” në një konferencë të përbashkët për media kanë bërë thirrje për protestë gjithëpopullore që të jetë si reagim i deklaratave të ministrit Aleksandër Jabllanoviq dhe mungesën e reagimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Sikur edhe protesta e javës së kaluar, kjo protestë që do të mbahet në ora 14:00, të shtunën më 17 janar në Gjakovë, do të ketë si kërkesë qendrore shkarkimin e ministrit Jabllanoviq. Pavarësisht lokacionit të protestës në Gjakovë, ajo pritet të jetë mbarëpopullore.

“Duke parë që institucionet qeveritare dhe Kryeministri Isa Mustafa ende po heshtin, konsiderojmë që organizimet qytetare përmes tubimeve, protestave qytetare dhe aksioneve direkte janë e vetmja rrugë për realizimin e kërkesës tonë. Isa Mustafa duhet t’i dijë përgjegjësitë e veta ndaj popullit, në të kundërtën portestat do të vazhdojnë edhe përpara selisë së tij në Prishtinë”, tha Koordinatori i Qendrës së VV-së në Gjakovë, Driton Çaushi.

Mbështetje ka kërkuar edhe Nysrete Komnova në emër të shoqatës “Thirrjet e Nënave” të cilat para disa ditësh Jabllanoviq i kishte quajtur ‘egërsira’.

“Subjektet politike, institucionet qendrore dhe lokale, shoqëria civile dhe gjithë qytetarët pa dallim duhet të rreshtohen qartë në përkrahje të kërkesës tonë për shkarkimin e këtij ministri si e vetmja mundësi”, ka thënë Kumnova.

Lëvizja Vetëvendosje bën thirrje për bashkim në këtë protestë dhe në rezistencën kundër fashizmit serb deri në shkarkimin në Jabllanoviqit dhe shpalljen e tij si person non grata.