.
Published On: Mon, Mar 14th, 2016

“Down Sindrom Kosova në Gjakovë” harton projekt për subvencionim

Share This
Tags

Në kuadër të përpjekjeve për të siguruar një klimë përkatësisht kushte më të përshtatshme për të mbështetur fëmijët të cilët janë të prekur me Sindromin Down, Shoqata Down Sindrom Kosova në Gjakovë, ka hartuar projektin për subvencionimin e programit për intervenim dhe edukim të hershëm. Bëhet fjalë për programin i cili aplikohet përmes tre komponentëve, përkatësisht: Identifikimi dhe intervenimi i hershem për fëmijët me sindromën Down, pastaj Edukimi dhe fuqizimi i raporteve në mes prindërve dhe fëmijëve si dhe Shërbimet psiko-motorike dhe sociale për fëmijët përkatësisht përgatitja e ndërmjetësimit për edukimin në fëmijërinë e hershme, duke krijuar parakushte që edhe kjo kategori e hendikepuar e fëmijëve të ketë mundësi për të shkuar në kopshte, çerdhe, si dhe në institucione të arsimit parashkollor dhe shkollimit të mesëm të ulët. Për realizimin e këtij projekti nevojiten mjete në lartësi prej mbi 10 mijë euro, ndërkohë që kjo Shoqatë mbështetje ka kërkuar edhe nga Qeveria Komunale në Gjakovë.