.
Published On: Tue, Jul 1st, 2014

Dr. Enver Pula, kryetar i ri Rotarianëve gjakovarë

Share This
Tags
rotary club logo
 Si në të gjitha klubet rotariane në botë, këto ditë edhe në ato të vendit tonë është duke u bërë zgjedhja e drejtuesve të ri të klubeve për vitin Rotarian 2014-2015. Kështu mbrëmë në një takim solemn kryetari i deritashëm i Klubit Rotarian “Gjakova”, Selajdin Nagavci i ka dorëzuar detyrën kryetarit të ri, Dr. Enver Pula, i cili do të drejtoj klubin deri në qershor të vitit 2015.
Në këtë takim kryetari Nagavci, pasi ka falënderuar anëtarët për kontributin dhe angazhimin e tyre, me pakë fjalë ka bërë një përshkrim të aktiviteteve të cilat janë zhvilluar gjatë mandatit të tij një vjeçar. Ndërkaq, kryetari ri i Klubit Rotarian “Gjakova”, Dr. Enver Pula ka falënderuar rotarianët duke u zotuar se me një bashkëpunim të përbashkët, sikur deri më tash, do të vazhdoj kontributin e tij në shërbim të komunitetit duke quar përpara klubin drejt sukseseve të reja.