.
Published On: Tue, Jan 27th, 2015

Çaushi: Dy parti në Gjakovë i bënë presion nënave

Share This
Tags

driton-caushiKordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë, Driton Çaushi në konferencën që u organizua nga subjekt politik për protestën e sotme që do mbahet në Prishtinë ka komentuar edhe tërheqjen e shoqatës “Thirrjet e Nënave”.

Ai ka thënë se ka qenë në kontakte me kryetaren e kësaj shoqateje, Nesrete Kumnova dhe i ka thënë që nuk mund të jetë në Prishtinë për shkak të problemeve shëndetësore, ndërsa nënat tjera kanë pasur një hezitim për t’iu bashkuar protestës.

Sipas Çaushit, kjo ka ndodhur si pasojë e shantazheve të dy partive politike në Gjakovë, ndërsa ka lënë të nënkuptohet që njëra mund te jetë AKR-ja e Mimoza Kusarit, parti në të cilën pati kandiduar edhe Nesrete Kumnova për deputete të Kosovës në zgjedhjet e fundit parlamentare./radiogjakova/