.
Published On: Sat, Jan 11th, 2014

Duhet të bëhet organizimi dhe regjistrimi i bujqësisë

Share This
Tags

korrje-misriGjakovë-Oganizimi dhe regjistrimi i bujqësisë në komunën e Gjakovës është një tjetër obligim i qeverisë së re lokale.

Si jemi njoftuar nga udhëheqësi aktual i Zyrës Ligjore në Kuvendin Komunal të Gjakovës, Flamur Vula, kjo është e rregulluar me Ligjin për Regjistrimin e Bujqësisë të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, ndërkohë që me këtë veprim, regjistrohen ekonomitë familjare dhe ndërmarrjet bujqësore në nivel të Kosovës.

Lidhur me këtë, Vula ka veçuar rëndësinë e këtij regjistrimi, përmes të cilit krijohet një bazë e saktë e gjendjes aktuale në këtë fushë dhe i cili do të jetë në funksion të realizimit të politikave bujqësore në pajtueshmëri me legjislacionin përkatës të Bashkimit Evropian.

Ndryshe, nisur nga ndryshimet ndërmjet ekonomive familjare dhe numrit të banorëve, përkatësisht familjeve në komunën e Gjakovës, të dala nga regjistrimi i fundit i popullsisë, regjistrimi i saktë i bujqësisë do të jetë në funksion të formimit të një strategjie komunale./radiogjakova/