.
Published On: Mon, Dec 2nd, 2013

Dy muaj punë intenzive për zgjedhjet

Share This
Tags

studio-rgjGjakovë- Me mbylljen e garës së balotazhit dhe publikimit të rezultateve preleminare nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për komunën e Gjakovës, Radio Gjakova mbyll një punë dy mujore intenzive rreth zgjedhjeve lokale.

Dëgjuesi i radios dhe lexuesi i portalit janë informuar në kohë rekord për aktivitetet politike në fushaten, fillimisht 30 ditore e më pas 5 ditore, për gjitha partitë politike dhe kandidatët për kryetar komune pa asnjë dallim. Me profesionalizëm dhe korrektësi.

Në dy ditët e votimeve, saktësisht më 3 nëntor dhe 1 dhjetor Radio Gjakova pati program special të titulluar “Gjakova voton”, ku përgjatë 12 orëve sa zgjasnin votimet informonte qytetarin me më të rejat nga 28 qendrat e votimeve nga çdo cep i komunës përmes reporterëve.

Mbetemi të përkushtuar të punojmë vetëm për Gjakovën dhe të informojmë qytetarin për atë që ndodh në komunë duke i premtuar besnikëri të përjetshme vetëm këtij qyteti dhe qytetarit të saj.

Kërkojmë falje dëgjuesve të Radio Gjakovës të cilët jetojnë dhe veprojnë në diasporë për problemet teknike të transmetimit të radios online, por kjo është vetëm njëra nga ato probleme të cilat rrjedhin nga vështirësitë financiare me të cilat mediumi ynë përballet çdo ditë.

Falenderojmë zëdhënësit e partive politike, zyret e informimit dhe akterët tjerë të përfshirë në këto zgjedhje për bashkëpunimin korrekt. Faleminderit për dëgjuesit dhe lexuesit e Radio Gjakovës.

Redaksia