.
Published On: Thu, Nov 30th, 2017

Dyshimet për mbetje mortore, vazhdojnë gërmimet në Gjakovë

Share This
Tags

Prej të hënës në afërsi të ish-fabrikës “Metaliku” në dalje të Gjakovës kanë nisur gërmime, ku janë gjetur eshtra të disa personave.

Mbetjet tashmë janë dërguar për analiza të mëtutjeshme në mjekësinë ligjore. Mirëpo, gërmimet në këtë lokacion nuk kanë përfunduar ende pasi do të vazhdohet.

Sipas të dhënave të Komisiont qeveritar për Persona të Pagjetur pritet të verifikohet edhe një përroskë që dyshohet për mbetje të tjera.

Kryetari i këtij Komisioni, Prenk Gjetaj tha se ka dyshime për trupa, por nuk dihet saktë për sa bëhet fjalë. Nga ky përrua i vogël fillimisht pritet të largohet uji e më pas të vazhdojnë gërmimet./radiogjakova/