.
Published On: Sat, Feb 7th, 2015

DZHE-ja nis Hartimin e Strategjisë Zhvillimore 2015-2017

Share This
Tags

komuna-gjkHartimi i Strategjisë Zhvillimore për periudhën 2015-2017, është njëri ndër projektet prioritare të Drejtorisë komunale të Zhvillimit Ekonomik në Gjakovë, gjatë këtij viti. Si jemi njoftuar nga Silvana Domi, drejtoresh, një strategji e tillë tre vjeçare, i krijon parakushtet e domosdoshme për një planifikim të mirëfilltë duke përcaktuar qartë prioritetet, e ndërlidhur me këtë, gjatë vitit në vijim ekspertët e kësaj drejtorie do të bëjnë hartimin e profileve me potencial zhvillimor.

Pos kësaj një synim tjetër i Drejtorisë komunale të Zhvillimit Ekonomik në Gjakovë gjatë vitit 2015, është edhe Funksionalizimi i Fondit për mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si dhe aktivizimi i Zonës Ekonomike dhe Parkut Industrial, për çka do të bëhet përcaktimi i saktë i kritereve për vlerësimet e bizneseve të cilat do të vendosen në Zonën Ekonomike.

Kur është fjala tek sistematizimi dhe organogrami i strukturës organizative i Drejtorisë komunale të Zhvillimit Ekonomik në Gjakovë, sipas drejtoreshës Domi, gjatë ditëve në vazhdim pritet të emërohet edhe një zyrtar profesional për planifikim dhe zhvillim të turizmit./radiogjakova/