Edhe një protest në Qarshinë e Madhe për lirimin e Ramush Haradinajt
Qytetar të komunës së Gjakovës edhe një herë kanë kërkuar lirimin e pakusht të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj si dhe dënimin e Sërbisë për krimet e bëra në Kosovë. Gjatë një proteste të organizuar sot në Çarshinë e madhe nga shoqëria civile dhe Aleanca e gruas së Kosovës, Veprore Shehu e cila foli në emër të shoqërisë civile, theksoi se në vend që Serbia të dënohet për krimet e bëra në Kosovë, ajo po amnistohet dhe fletëarrestet e saj po pranohen. Burbuqe Bakija nga Aleanca e grave, tha se ndalja e Ramush Haradinajt është bërë për qëllime politike, ndërsa ka kërkuar lirimin e tij të mënjehershëm.Sipas saj mbajtja e tij në burg për kalkulime politike është mbajtja peng e Kosovës. Lirimin e Ramush Haradinajt, si dhe dënimin e kriminelëve serb kanë kërkuar edhe përfaqësuesit e familjeve të viktimave të luftës, Servete Pajajziti dhe Luljeta Sharani.