.
Published On: Thu, Feb 15th, 2018

Ekspozita e koncert, nxënësit e shkollës “Fehmi Agani” kremtojnë përvjetorin e pavarësisë

Share This
Tags

Nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës së mesme të ulët “Fehmi Agani” të enjten shfaqën koncertin e tyre festiv me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Performancat e tyre me këngë e vallëzime emocionuan prindërit dhe të pranishmit e tjerë që erdhën për të ndjekur nga afër këtë koncert që u mbajt në ambientet e shkollës.

Po ashtu, nxënësja Jona Gjini hapi ekspozitën e saj me fotografi e ndihmuar nga profesori i artit figurativ Butrint Emra.

Me këtë rast, ajo tha se fotografinë e ka pasion, ndërsa tregoi se e frymëzohet shumë nga natyra.

Ekspozita do të mbetet e hapur në shkollë, për të gjithë artdashësit deri më 23 shkurt 2018 nga ora 8:00 deri në 16:00.

Një tjetër ekspozitë ishte hapur në ambientet e kësaj shkolle me punimet e nxënësve të ciklit të lartë me motive të ndryshme.

Të gjitha punimet ishin bërë me material reciklues, dnërsa moto e kësaj ekspozite ishte “Së bashku për natyrën”. /radiogjakova/