.
Published On: Sat, Mar 17th, 2018

Ende nuk dihet kur do të zëvendësohen orët e humbura mësimore

Share This
Tags

Nxënësit gjakovarë kanë qenë me pushime më shpesh se që e kishin menduar edhe vetë gjatë muajit të fundit.

Që nga 14 Shkurti janë mbajtur 3 greva, ndërsa temperaturat e ulëta dhe bora ndikuan që Ministria e Arsimit të lërë nxënësit pushim edhe për disa ditë të tjera.

Ministria ishte zotuar se të gjitha orët e humbura do të zëvendësohen, ndërsa për ditët se kur kjo do të ndodhte do të bashkëpunonin me Drejtoritë komunale të Arsimit.

Mirëpo, ende nuk ka një plan se kur orët humbura do të zëvendësohen. Në Drejtorinë e Arsimit në Gjakovë thonë se ende nuk është vendosur se kur nxënësit do të rikuperojnë orët e humbura.

Sipas tyre, paralajmërimet e SBASHK-ut për të tjera greva muajin e ardhshëm i kanë shqetësuar, ndërsa urojnë që fillimisht të ketë një marrëveshje që të mos organizohen greva të tjera, ndërsa më pas do të bëhej plani për zëvendësimin e orëve të humbura./radiogjakova/