.
Published On: Tue, Feb 10th, 2015

Ende s’ka zgjidhje për qentë endacak

Share This
Tags

qenteAni pse ishte premtuar se në muajin dhjetor do të ngrihej strehimorja për strehimin e qenëve endacak që lëvizin lirshëm nëpër rrugët e Gjakovës, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. Jemi gati në gjysmë të muajit shkurt dhe rreziku nga qentë endacak vazhdon të jetë prezent në masë edhe më të madhe.

Sipas zyrtarëve komunal, kjo vonesë është bërë për shkak të proceseve tenderuese. Abetare Domi, zëdhënëse e komunës së Gjakovës ka thënë për radion tonë se ka qenë e përcaktuar që tenderi të hapet në vitin 2015, tender i cili vazhdon të jetë i hapur deri me 16 shkurt.

Pas kësaj periudhe, mbetet çështje dite se kur do të fillojë së funksionuari strehimorja e qenve endacak dhe rrjedhimisht edhe largimi i këtyre kafshëve nga rrugët e qytetit dhe fshatrave të Gjakovës. Megjithatë, derisa kjo të ndodhë, rreziku nga këto kafshë vazhdon të mbetet shumë i madh, prandaj apelohet që po ashtu i madh të jetë edhe kujdesi i qytetarëve./radiogjakova/