.
Published On: Sat, Sep 16th, 2017

Energjia efiçiente, Komuna marrëveshje me GIZ

Share This
Tags

Komuna e Gjakovës dhe organizata qeveritare gjermane GIZ, e kanë filluar së bashku një projekt të madh përmes së cilit synohet krijimi sistemit të menaxhimit të energjisë elektrike në nivel lokal.

Ky plan shërben si udhërrëfyes për hartimin e masave te mëtejme ne nivelin lokal dhe që ndihmon ne arritjen e caqeve nacionale për kursim te energjisë.

Memorandumi i bashkëpunimit për fillimin e këtij projekti është nënshkruar  nga nënkryetari i komunës së Gjakovës, Armend Vokshi dhe menaxheri i programit KEEP të organizatës GIZ, Kai Hofmann.

Sipas këtij memorandumi GIZ do të financojë një sërë projektesh në komunën e Gjakovës, projekte të cilat do të ndikojnë në zvogëlimin e shpenzimeve të energjisë elektrike në të gjitha objektet institucionale, shkollore, shëndetësore e të tjera

Ndryshe Plani Komunal për Efiçiencë të energjisë  është pjesë thelbësore e pakos së dokumenteve zhvillimore komunale.

Plani përfshin zhvillimin e komponentëve të ndryshme qe ndërlidhen me sektorë apo nën-sektor qe në mënyre aktive janë konsumatorë te energjisë.