Era e keqe shqetëson banorët
Mirëmbajtja e ndërtesave kolektive ka vite që në komunën e Gjakovës çalon. Banorët e Hyrjes 441, një shumëkatëshe në qendër të qytetit, prej vitesh vuajnë nga aroma e keqe që përfshin të gjithë ndërtesën.
Kjo ndodh në çdo stinë, ndërsa fajtor siç thonë banorët e këtushëm , është rrjeti i dëmtuar i ujërave të zeza.
Para 5 vitesh, të gjitha familjet që jetojnë në këtë shumëkatëshe ishin mobilizuar dhe kishin kontribuar me nga 50 euro për të blerë gypa të rinj, në mënyrë që ky problem të zgjidhej njëherë e përgjithmonë, por kjo nuk ka ndodhur.
Vetëm pak kohë pas zëvendësimit të gypave me ndihmën e kompanisë “Çabrati”, era e keqe sërish kishte filluar të ndjehej në korridoret e kësaj ndërtese./radiogjakova/