.
Published On: Tue, Feb 21st, 2017

Ermeni fton fermerët që të aplikojnë për subvencione

Share This
Tags

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka hapur fazën e aplikimit për pagesa direkte dhe subvencione për disa kultura dhe veprimtari bujqësore. Për këtë qëllim kjo Ministri ka planifikuar një buxhet prej 25 milionë eurove, ose 2 milion më shumë se një vit më herët dhe afati për aplikim për këtë program përfundon më 27 mars 2017. Fermerët për këto subvencione duhet të aplikojnë në Drejtoritë e Bujqësisë nëpër komunat e Kosovës. Drejtori për Bujqësi në Kuvendin e Komunës së Gjakovës, Bekim Ermeni ka ftuar fermerët fermeret e komunes se Gjakoves për të marrë informacionet e duhura dhe për të plotësuar dokumentacionin për aplikim për këto subvencione.

Ministria e Bujqësisë, në programin e sivjetmë ka paraparë subvencione për grurë, për farë gruri, për misër, për elbin, për thekrën, për luledielli, për lopë dhe buallica qumështore, për dele dhe dhi, për pulari, për bletari, për derrari, për thëllëza, për pemishtet ekzistuese, për perimet në fushë të hapur, për vreshtat ekzistuese, për bujqësinë organike, si dhe për fidane të pemëve drufrutore dhe hardhi të rrushit.