.
Published On: Mon, Sep 4th, 2017

“Etno Fest”, Luan Qukani vlerësohet si zejtari më i mirë

Share This
Tags

Poçari nga Gjakova, Luan Qukani, është shpallur zejtari më i mirë në festivalin e arteve dhe kulturës tradicionale “Etno Fest”. Ai u vlerësua për punën dhe përpjekjet për ruajtjen e traditës së poçarisë në Kosovë.

“Etno Fest” që nisi më 11 gusht çdo fundjavë mbushi fshatin Kukaj me shumë artdashës, solli laramani të programit por gjithmonë duke iu përmbajt asaj që e karakterizon këtë festival, e që është ruajtja e traditës dhe kulturës shqiptare.

Kësisoj mbrëmja e 3 shtatorit ishte ajo që e përmbylli edicionin e shtatë të “Etno Fest”, me ndarjen e gjithsej 15-të çmimeve në kategori të ndryshme.

Çmimet e festivalit u ndanë nga juria zyrtare e tij në përbërje të Ermir Dizdari, Dilaver Kryeziu dhe Agron Gërguri./radiogjakova/