Fabrika e Riciklimit, vetëm një premtim elektoral
Gjakovë- Një projekt i nisur nga qeverisja e kaluar komunale, për ndërtimin e një fabrike për riciklimin e mbeturinave, në të cilën do të punësoheshin qindra qytetarë të Gjakovës, duket se kane qenë vetëm farsë dhe një premtim elektoral.
Në këtë po insiston edhe kryetarja e tanishme e Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, e cila ka thënë se ai projekt asnjëherë nuk ka qenë projekt serioz, pasi nuk ka pasur as fizibilitet, as leje e as licencat e nevojshme. Sipas saj edhe kalimi i atij projekti në Asamblenë komunale ka qenë joserioz, sepse një projekt i përmasave të tilla është prezantuar vetëm në dy faqe.
Kusari – Lila ka shtuar se ky projekt duhet të rikthehet në Asamblenë komunale në mënyrë që të shikohen mundësitë që prona e dhënë në shfrytëzim të këtij projekti inekzistent t’i rikthehet komunës./radiogjakova/