Ferizi pret në një takim Baki Maliqin
Gjakovë- Drejtori i drejotrisë për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Gjakovës Meriton Ferizi, është takuar me kryetarin e shoqatës “Sofra gjakovare” nga Shkupi Baki Maliqi, me të cilin kanë biseduar për një sërë çështjesh dhe mundësitë e shumta të bashkëpunimit në mes të Gjakovës dhe Shkupit.
Në këtë takim u bisedua për axhenda të përbashketa, perveç tjerash edhe për kremtimin e 14 qershorit, ditë së çlirimit të Gjakoves si dhe vazhdimin e kësaj kremte me një solemnitet në Shkup që do të realizohet nga “Sofra Gjakovare” e Shkupit më 20 qershor.
Gjithashtu gjatë këtij takimi u bë e ditur se me ftese te Bashkise së qytetit Bursa të Turqisë, me iniciative të shoqates “Sofra Gjakovare”, jane ftuar nje grup 30 artistesh te folklorit “Shqiponjat e Dukagjinit” si dhe ansambli i valleve te qytetit te Gjakoves, të cilët do të marre pjese ne festivalin “Ipek-Koza” apo festivali i mendafshit që mbahet në ne Bursa te Turqise nga data 23 deri me daten 27 Maj 2014./radiogjakova/










