.
Published On: Tue, Nov 26th, 2013

Festa e Flamurit, Drejtoria për Kulturë organizon akademi solemne

Share This
Tags

pavaresia-djali-flamurGjakovë- Në kuadër të shënimit të 28 Nëntorit-Festës së Flamurit Kombëtar,  Kuvendi i Komunës së Gjakovës, përkatësisht Drejtoria komunale për Kulturë, Rini e Sport do të organizoi një Akademi Solemne e cila do të shoqërohet edhe me një program të pasur kulturo-artistik.

Kjo akademi nisë me fjalën e rastit të kryetarit të komunës, Pal Lekaj, ndërkohë që më pastaj do të prezantohet këngëtari i mirënjohur, Shkelzen Jetishi, si dhe artistët e njohur shkodran Bruno Shllaku dhe Paskualina Shllaku.

Pjesë e këtij program do të jetë edhe doajeni i skenës gjakovare, aktori Hadi Shehu, ndërkohë që ky eveniment do të shoqërohet me këngë nga Kori i Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë.

Akademia solemne në kuadër të shënimit të Festës së Flamurit Kombëtar, mbahet të mërkuren prej orës 16:00 në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë./radiogjakova/