.
Published On: Fri, Oct 28th, 2016

Festivali Komedia Fest mbahet prej 31 tetor deri me 6 nentor

Share This
Tags

Edicioni i pestë i Komedia Fest që do të nisë të hënën do të vjen më shumë risi, dhe përveç shfaqjeve komedi nga mbarë trojet shqiptare, do të ketë edhe shtrirje ndërkombëtare. Organizator të këtij festivali tashmë tradicional, sot gjatë një konference për media, kanë dhënë detaje lidhur me organizimin dhe trupave pjesëmarrëse në këtë festival. U tha se do të ketë edhe shfaqje për fëmijë, por nuk do të mungojnë edhe aktivitetet tjera tradicionale që mbahen pas shfaqjeve. Lekë Rëzniqi drejtor i këtij festivali, tha se qëllimi kryesor është promovimi i kulturës dhe zgjerimi i njohurive për fushën e artit, gjithmonë duke mbajtur frymën e zhanrit të komedisë.

Sipas njërës nga organizatorët e festivalit, Elida Shasivari, gjatë ditëve të festivalit do të ketë edhe trupa artistike teatrore që për herë të parë marrin pjesë, siç është trupa e teatrit të Shkodrës “Migjeni”.

Festivali edhe këtë vit është ndihmuar nga komuna e Gjakovës. Për të parin e Kulturës Meriton Ferizi vazhdimi I mbajtje së këtij festivali është një privilegj për komunën e Gjakovës, dhe se një festival I tillë më së shumti i shkon për shtati komunës tonë.

Festivalin do të nisë me trupën e Teatri të qytetit të Gjakovës me premierën e re “Genjeshra”. Ndërsa edhe këtë vit nuk do të mungoj zhanri i pantomimës që edhe sivjet do të kujdeset artisti e njohur me përmasa botërore Adam Darius. Organizatorët kanë thënë se të gjitha mjetet që mblidhen nga hyrja gjatë shfaqjeve, do të shkojnë për bamirësi.