Festohet ditëlindja e bebes së parë me IVF
Gjakovë- Me moton “10 vite të bebes së parë me IVF në Kosovë, në Gjakovë u organizua Simpoziumi Ndërkombëtar mbi Riprodhimin Human në Kosovë. Ky simpozium me karakter ndërkombëtar u organizua nga Spitali Special “Fati Im” nën patronatin e Shoqatës së Gjinekologëve dhe Obstetërve të Kosovës si dhe është u akreditua nga Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovë.
Punimet e këtij simpoziumi fillimisht i ka përshëndetur, e para e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila. Kurse, Drejtori i Spitalit Special “Fati Im” dr. Afrim Muhaxheri ka veçuar rëndësinë e bashkëpunimit me ekspertë ndërkombëtar të kësaj fushe si dhe mbështetjen institucionale.
Në anën tjetër, sekretari i Shoqatës së Gjinekologëve dhe Obsteterëve të Kosovës, dr. Albert Lila , ka thënë se po bëhen përpjekje që shërbimet e Ai –Hi- Ev-it të ofrohen edhe në institucione publike shëndetësore. Në këtë simpozium po marrin pjesë ekspertë të shumtë të kësaj fushe të mjekësisë nga tërë Evropa.
Ndryshe, ekspertë të kësaj fushe të mjekësisë nga shtete të ndryshme të Evropës, do të trajtojnë tema të ndryshme të cilat kanë të bëjnë me të arriturat shkencore në fushën e fertilitetit, me theks të posaçëm në përdorimin e teknikave bashkëkohore në këtë fushë të mjekësisë./radiogjakova/