.
Published On: Fri, Dec 26th, 2014

Fillojnë punimet për ndërtimin e lapidarit në Goden

Share This
Tags

mimoza-godenReshjet e borës në Goden nuk penguan fshatarët e kësaj ane që të dalin për të pritur kryetaren Mimoza Kusari-Lila e cila kishte shkuar për të përuruar punimet për ndërtimin e lapidarit për të rënët e Godenit.

Kusari-Lila deklaroi se pavarësisht prej dekadë e gjysmë që ka kalaur nga lufta, plagët ende janë të hapura për banorët e Godenit, të cilët i vlerësoi për kontributin e tyre në luftën e fundit.

“Dhembja e Godenit është e rëndë, e papërshkrueshme, ku para një varri të vetëm përulemi në nderim të atyre që deshën dheun e tyre, të cilin nuk e braktisën, për të cilën u sakrifikuan dhe në fund mbetën në një dhe të përbashkët për ta.

“Ndonëse kufiri afër paraqiste rreziqe të përhershme, këta hasjanë nuk u dorëzuan dhe qëndruan, sepse jo vetëm se e ëndërronin por edhe i besonin lirisë, ndonëse atë nuk e përjetuan, por me gjakun e tyre u lanë trashëgim brezave të pasardhësve të bijve të kësaj toke”, u shpreh Kusari-Lila./radiogjakova/