.
Published On: Wed, Aug 13th, 2014

Fillon pastrimi i ish-kazermës ushtarake

Share This
Tags

gjakova2Ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike në ambientet e ish-kazermës së ushtrisë në parkun e madh, i cili ndodhet në qendër të qytet në Gjakovë. Si jemi njoftuar nga Mentor Sylmetaj, drejtor i Drejtorisë komunale për Inpeksion, vartësit e tij në bashkëpunim me kompaninë “Doli”, do të fillojnë punën në largimin e 5 objekteve të vjetra të cilat kanë mbetur në këtë pjesë të qytetit.

Sipas kryeinspektorit Sylmetaj, ky aksion do të zgjatë tre deri në katër ditë, ndërkohë që më pastaj do të pason edhe ndërtimi i trotuareve për lëvizjen e këmbësorëve. Ndryshe, kompania “Doli”, në këtë aksion është duke marrë pjesë në mënyrë vullnetare, përkatësisht pa kompensim për çka është nënshkruar edhe një memorandum bashkëpunimi./radiogjakova/