.
Published On: Tue, Feb 3rd, 2015

Fillon rregullimi i kaldajës në pallatin e kulturës

Share This
Tags

pallati-kulturesDuket se ditëve të ftohta në ambientet e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”, e në veçanti brenda sallës universale të këtij pallati, po u vjen fundi. Ka disa ditë që ekipet profesionale janë duke punuar në rregullimin e kaldajës për ngrohje të këtij objekti, kaldajë e cila dikur ka qenë funksionale, por që me kalimin e kohës ka dalë tërësisht janë funksionit.

Sipas zyrtarëve të pallatit të kulturës, këtë javë është faza e fundit e testimeve teknike dhe nëse nuk paraqitet ndonjë problem i pa parashikuar, kaldaja e rinovuar mund të jetë në funksion qysh në javën e ardhshme. Sipas punëtorëve që kanë punuar në renovimit e kaldajës, ajo ka qenë në gjendje të mjerueshme për faktin se ka ndoshta mbi 16 vjet që ajo ka qenë jashtë funksionit.

Sipas tyre kaldaja ka qenë tërësisht e mbuluar nga mbeturinat sikurse edhe oxhaku i saj, i cili gjithashtu ka qenë i mbushur me mbeturina për disa metra gjatësi. Ndryshe, rregullimi dhe rivënia në funksion e kaldajës së pallatit të kulturës është financuar nga buxheti komunal, ndërsa zyrtarë të këtij institucioni kanë thënë se komuna po synon që objektin e pallatit të kulturës, ta kthejë në një  ndërtesë të mirëfilltë dhe moderne, dedikuar ekskluzivisht për aktivitetet kulturore./radiogjakova/