Fillon rrethimi i oborrit të shkollës “Kelmend Rizvanolli”
Në kuadër të përpjekjeve për rregullimin e infrastrukturës shkollore në komunën e Gjakovës, të hënën ka nisur rrethimi i oborrit të shkollës fillore “Kelmend Rizvanolli”, për të cilën Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ka ndarë 17 mijë euro.
Si jemi njoftuar nga, Elvane Qarkaxhia, zyrtare për infrastrukturë shkollore në Drejtorinë komunale për Arsim në Gjakovë, gjatësia e murit rrethues të oborrit të kësaj shkolle është 250 metra me një lartësi prej 2 metrave, ndërkohë që në kuadër të këtij projekti do të ndërtohen edhe dyert e oborrit.
Sipas zyrtares Qarkaxhia, Drejtoria e Arsimit do të participojë duke e ndërtuar edhe pusin për mirëmbajtjen e këtij oborri si dhe ndriçimin e jashtëm. Sipas dinamikës së paraparë, oborri rrethues i Sh.f. “Kelmend Rizanolli” në brendi të qytetit do të përfundoi me 15 prill, ndërkohë që Drejtoria e Arsimit në Gjakovë, planifikon që në brendi të këtij oborri të ndërtohen edhe terrenet sportive, për çka tashmë është marrë leja përkatëse e ndërtimit./radiogjakova/