Flaka Krelani e dyta në “Dancing…”
Tiranë- Lori Hoxha është fituesja e “Dancing with the stars”, edicioni i katërt si rezultat i përmbledhjes së pikëve të jurisë dhe votave të publikut. Ajo ka fituar në një garë të ngushtë me Flaka Krelanin.
Juria vlerësoi Flaken me 40 pikë, ndërsa Lorin me 39, por votat e publikut ndryshuan gjithcka. Pas humbjes së Flakes pati një reagim në rrjete sociale duke e quajtur këngëtaren gjakovare si fituesen morale të këtij edicioni të “Dancing…”.
Pas shpaljes së fitores për Lorin, Flaka e ka uruar atë si dhe është shprehur e lumtur që ka arritur deri në finale. Ajo ka thënë se do të sjellë surpriza tjera në të ardhmen dhe se nuk do largohet nga skena asnjëherë.
Yjet e kanë nisur mbrëmjen me samba dhe e kane mbyllur atë me nga tre kërcimet e tyre më të mira. Të hënën e ardhshme pritet një tjetër puntatë, e fundit, e quajtur “Post-Dancing”./radiogjakova/